Shërbimet

Ndryshe nga konsulentet e tjere ne jemi te gatshem te marrim pergjegjesi te plote per cilesine e sherbimeve tona. Ne nuk i delegojme detyrat profesionale tek njerez qe nuk jane te certifikuar nga autoritetet e duhura per te bere keto lloj sherbimesh, gjithashtu nuk e autorizojme stafin tone jashte Kanadase per ti bere keto sherbime. Si rrjedhim ne kemi vendosur te marrim pergjegjesite tona personale pasi firmosim marreveshjen e pageses me klientet, duke mos pranuar te trajtohemi si nenpunes te nje korporate me pergjegjesi te kufizuara. Per kete arsye ne kontaktet tuaja ne do te vendosim emrin e kompanise se re ”DG CERTIFIED IMMIGRATION CONSULTANTS“, nje partneritet me pergjegjesi te plota si anetar i Shoqates Kanadeze te Konsulenteve te Emigracionit.

Ne 14 Mars 2008 Qeveria Kanadeze i beri disa amendamente Ligjit te Emigracionit dhe Mbrojtjes se Refugjateve me qellim modernizimin e sistemit te emigracionit. Sic u deklarua ne njoftimin zyrtar, keto ndryshime behem me synimin qe kategoria e emigranteve te quajtur Profesioniste, Punonjesit e Kualifikuar (Skilled Workers) te vijne ne Kanada me shpejt. Per ta arritur kete, Ministria e Emigracionit ka marre fuqi me te medha per te vendosur se cilat aplikime nga Punonjesit e Kualifikuar, qe jane bere pas Shkurtit 2008, do te merren parasysh dhe cilat do te eleminohen. Autoritetet e emigracionit do te procesojne si aplikante vetem ata qe nuk eleminohen nga Ministria Emigracionit, dhe do vendosin cilet do te futen ne “rrugen e shpejte” te vleresimit.

Ndryshimet ligjore i japin Ministrise se Emigracionit autoritetin per te nxjerre udhezime per kriteret qe do perdoren per te marre vendimet mbi aplikantet. Deri tani nuk kane dale udhezimet zyrtare, por pasi te dalin, gjithe aplikimet per emigracion qe kane aplikuar pas Shkurtit 2008, do ndikohen ne menyre retroaktive.

Pritet qe kriteret e reja te perfshijne nje liste te profesioneve me te kerkuara qe do te trajtohen me prioritet; nje liste e dyte do te jete per profesionet qe mund tu lejohet nje kohe vleresimi me e ngadalte; dhe nje liste e fundit me profesionet qe nuk do te pranohen per emigracion. Ne kete menyre Ministria e Emigracionit ka hequr dore nga 2 parimet me te rendesishme qe kane udhehequr punen e saj: 1) gjithe aplikimet qe jane dorezuar ne konsullatat kanadeze duhet te perfundojne me nje pergjigje pozitive ose negative, por duhet dhene nje vendim patjeter, dhe 2) brenda nje grupi te caktuar aplikantesh ata duhet te trajtohen sipas rradhes, kush aplikon me perpara konsiderohet me perpara. Kurse tani hiqet dore nga kjo dhe preference i jepet profesionit, gje e cila u abandonua rreth dy jet me pare nga goditjet e medha te mediave.

Gjithashtu pritet qe per aplikantet e kategorise Punonjes te Kualifikuar vleresimi te behet bazuar ne kerkesen per profesionin e tij ne shtetin qe aplikanti do te kete si destinacion ne Kanada. Per me teper, kriteret pritet te ndryshojne shpesh per te reflektuar tregun e punes se Kanadase. Ky do jete nje problem i madh per njerezit qe nuk kane njohuri per kete sistem, te cilet nuk kane akses ne burime informacioni qe mund ti ndihmojne ata te parashikojne tendencat dhe orientimet ne te ardhmen te politikave te Ministrise se Emigracionit.

Eshte e qarte qe keto ndryshime ligjore do te rrisin fuqine vendim-marrese te punonjesve te emigracionit, por ne te njejten kohe rrisin nevojen e aplikanteve per ndihme profesioniste. Net e ardhmen ata qe deshirojne te aplikojne nen kategorine Punonjes te Kualifikuar duhet te sqarojne me shume kujdes profesionin, meritat dhe kredencialet e tyre, por dhe te przgjedhin nje destinacion ne Kanada qe do ti shkurtoje ne maksimum kohen e procesimit te aplikimit te tyre.

SI MUND T’JU NDIHMOJME

– VLERESIM FALAS i mundesive tuaja per te marre nje Vize Kanadeze te Perhershme apo te Perkohshme, bazuar ne gjithe programet kanadeze te emigrimit dhe mbi gjithe standartet dhe rregullat e kesaj fushe.

Kemi mesuar nga eksperienca qe shumica e njerezve marrin apo i bejne shanseve te tyre per emigracion ne Kanada vleresime personale jo korrekte. Ndonjehere ata mund te kene sukses sepse gabimet e tyre nuk ishin aq te medha sa ti ulnin shume piket e emigrimit. Shume te tjere, sidomos punonjesit e kualifikuar presin prej vitesh per te mesuar qe aplikimi i tyre eshte refuzuar. Problemi eshte se kur merresh me ceshtje te emigracionit pa pasur eksperiencen e duhur eshte shume e lehte te gabosh kategorite e emigracionit apo instruksionet e ndryshme. Kjo ndodh se legjislacioni kanadez i emigracionit ka mijera faqe me ligje, akte nenligjore, rregullore apo manual te cilat ndryshojne shpesh, pa peshire ketu qindra urdhera gjyqesor qe jane shume konfuz per tu kuptuar. Per shembull vitin e fundit ka pasur ndryshime te rendesishme per Banoret e Perkohshem: studentet apo punetoret e huaj. Informacioni qe ju mund te merrni ne Internet jep nje pamje te pergjithshme, kurse informacioni zbatues i jepet nga Ministria Kanadeze e Emigracionit oficereve te emigracionit vetem nepermjet kanaleve zyrtare. Ne ju keshillojme te merrni ndihme te kualifikuar qe te mos rrezikoni suksesin e aplikimt tuajper emigracion ne Kanada.

– PER TE RRITUR MUNDESINE TUAJ TE FITIMIT ne i japim cdo aplikanti dhe cdo rasti nje vleresim te kujdesshem dhe teper professional. Ne kemi zhvilluar nje strategji te forte per te evituar gjithe rreziqet e mundshme, te cilen e perfshijme ne letren tone qe i bashkengjitet aplikimit tuaj zyrtar.

Kriteret e reja te perfshira ne Rregullat per Mbrojtjen e Emigranteve dhe Refugjateve kane rritur shume nevojen per pergatitjen e nje dosje emigracioni perfekte – qofte per emigracion te perhershem apo te perkohshem – duke beret e nevojshme asistencen profesionale deri ne marrjen e vizes.

Cilat jane ceshtjet qe kane bere kete shume te nevojshme?

Se pari, Formularet e Emigrimit ne Kanada qe jane pjese e aplikimt tuaj jane bere shume te detajuar, duke kerkuar ndonjehere informacion shume sensitive. Menyra si jane plotesuar formularet mund te sjell vonesa shume te gjata apo refuzime te papritura te aplikimit tuaj, dhe aplikantet mund te mos e dine qe kane bere nje gabim serioz. Ju lutem mbani shenim gjithashtu se qe nga 1 Shtator 2006 nje “formalura per aplikim te thjeshtuar” duhet plotesuar dhe dorezuar bashke me pagesat per cdo aplikant, pervec atyre qe aplikojne ne Buffalo, New York, ose qe kane pune te siguruar ne Kanada si pjese e ndonje programi te vecante te Provincave te Kanadase.

Se dyti, Rregullat e reja detyrojne aplikantin te plotesoje nje dokumentacion te detajuar bashkengjitur formulareve perkates, pasi zyra e vizave i lajmeron ata qe dosja eshte gati per procesin e perzgjedhjes. Mes ketyre dy momenteve, qe mund te ndahen nga 2 vjet, nota kaluese mund te rriten dhe kriteri perzgjedhjes mund te ndryshoje me efekte retrospective. Ne kete rast kuptohet qarte qe ndihma e vazhdueshme profesionale mund te jete vendimtare per te evituar refuzimin e aplikantit nga ndryshime te papritura.

– Nese realizohet nje APLIKIM I PERGATITUR MIRE NGA NE, rriten shanset tuaja te fitoni pa bere fare intervisten me konsullin kanadez.

Perseri nga eksperienca jone 17 vjecare, shume nga ata qe bene aplikime per emigracion pa ndihmen e konsulenteve te kualifikuar te emigracionit kane mundesi te larte per tu refuzuar per shkak te ndryshimeve qe permendem me siper, pa arritur fare te bejne intervisten e emigrimit.

– Ne mbajme kontakte te vazhdueshme me autoritetet kanadeze te emigrimit gjate gjithe procesit tuaj te aplikimit dhe ju KESHILLOJME per cdo hap qe duhet te beni.

– Perpara se te beni intervisten, EKSPERTET TANE DO T’JU MESOJME me hollesi si te plotesoni kerkesat e emigrimit.

Eshte shume e rendesishme per ju te kuptoni se oficeret kanadez te emigracionit, kur bejne vleresimin tuaj, e kane per detyre te trajtojne me drejtesi dhe paanshmeri cdo kandidat. Por meqe numri i aplikanteve cdo vit eshte me i madh se numri qe pranon Qeveria e Kanadase, atehere oficeret e emigracionit duhet te perzgjedhin me te miret. Prandaj eshte roli jone si keshilltari juaj per emigracionin qe te mbrojme dhe promovojme interesin tuaj.

Nese dalin veshtiresi, eksperti jone i certifikuar mund te marre informacion te plote dhe te veproj menjehere ne ndihmen tuaj, duke perfshire dhe Gjyqin Federal Kanadez.

Shenim: Njerezit qe duan te aplikojne per Programin e Emigracionit te Quebec duhet te jene te ndergjegjshem se ndryshimet e kritereve te bera efektive qe nga 14 Tetor 2009, mund te lejojne ndryshime te “Listes se zonave te specializimit” dhe ndryshimet mund te zbatohen ne retrospektive. Nese kandidatet nuk kane akses tek ky informacion, ne ju keshillojme me force qe te merrni ndihme ligjore profesionale per te evituar refuzimin tuaj per arsye qe nuk i keni ditur ne kohen qe aplikuat.

Per me shume informacion per Programet e Quebec shikoni faqen NEWS

Leave a Reply