Ottawa, 30 Mars, 2013: Vihet ne Zbatim Programi I ri “Demarage Biznes”

Ottawa, 30 Mars, 2013: Vihet ne Zbatim Programi I ri “Demarage Biznes”!

Programi i ri Kanadez  është i pari i këtij lloji në botë. Duke i ofruar sipërmarësve të njohur  rezidenc të përherëshme dhe akses në hapësirën e madhe të partnerëve të biznesit, Kanadaja shpreson që ajo të bëhet zgjedhja e deshiruar për inovacionet e reja të cilat do të ndihmojnë Kanadan të vazhdojë të jetë konkuruese ne ekonomin botërore. Sipërmarësit më të mirë dhe më të dalluar të botës,me ide për sipërmarje të reja dhe me mbështetjen financiare të investitorëve Kanadez,mund të aplikojnë në këtë program të ri për viza që nga 1 Prilli 2013.

Për të nisur implementimin e programit të ri, një grup i ri nga Instruksionet Ministrore është prezantuar ne Gazetën Kanadeze ne 30 Mars 2013. Duke u bazuar në këto instruksione një aplikant me kombësi të huaj është pjesë e kësaj klase biznesi

(a) Kanë marrë një angazhim nga

(i)një investitor i caktuar që po investon të paktën  $75,000 në një biznes konkurues, ose dy e më shumë grupe të caktuara investitorësh që së bashku ata do të investojnë një shumë të paktën $75,000 në një biznes të tillë,ose

(ii)ose një capital të caktuar që konfirmon se po investon të paktën $200,000 ne një biznes konkurues ose dy,ose më shumë kapitale që konfirmon se ata së bashku po investojnë të paktën $200,000 në një biznes të tillës;

(b) kanë marrë një nivel aftësie gjuhësore të paktën 5 në gjuhët zytare në një nga 4 nivelet gjyhësore të paraqitura në Canadian Language Benchmarks  dhe te Niveaux de compétence linguistique canadiens, që do të tregohet nga rezultatet e testeve të drejtuara nga oranizatat ose institucionet e caktuara nga Ministri përkatës për të përcaktuar aftësin gjuhësore;

(c) kanë mbaruar të paktën një vit shkollim mbas shkollës së mesme ku aplikanti ka qënë me standarte të mira në këtë institucion, pavarësisht nëse aplikanti ka marrë ose jo kredenciale arsimore; dhe

(d)të ketë të mundur transferimin e fondeve,të pa penguara nga borxhet ose detyrimet e tij,një shumë që është të paktën sa gjysma e shumës së përcaktuar në edicionin më të fundit të publikimit lidhur me minimumin e të ardhurave të publikuara cdo vit nga Statistikat Kanadeze në Statistics Act,për zonat urbane të qëndrimit me  500 000 persona ose me shumë, sepse të ardhurat minimale vjetore pa taksa për të mbajtur një grup personash janë të barabarta në numër me totalin e aplikantëve dhe familjarëve të tyre.

Një biznes kualifikues do të thotë një korporat që është inkorporuar dhe vazhdon biznesin ne Kanada në të njëjtën kohë kur bëhet angazhimi,

(a) aplikanti ka 10% ose më shumë të të drejtave të votës bashkangjitur me të gjithë aksionet e korporatës në atë kohë; dhe

(b)asnjë person ose etnitet,përvec pjesmarrësve të kualifikuar,ka 50% ose më shumë të të drejtave të votës bashkangjitur me të gjithë aksionet e kompanisë në atë kohë

Një biznes që nuk është inkorporuar në kohën e angazhimit megjithatë konsiderohet si një biznes konkurues nëse inkorporimi i tij kushtëzohet nga leshimi i vizës së rezidentit të përherëshëm të njërit ose më shumë aplikantëve të lidhur me këtë biznes

Një listë e plotë e të ardhurave për sipërmarje dhe e grupeve të investitorëve është tashmë online në faqen Citizenship and Immigration Canada website.

Në përfundim,CIC (Imigrimi dhe Qytetaria Kanadeze) duket se kanë kaluar nga kritetet e ngurta që synonin të  selektonin sipërmarrës të huaj të vendosur me një nivel të lartë financiar dhe pervojë të shquar biznesi ,në një system që hap dyert individve të zgjuar inovativ të cilët arrijnë të bëjnë për vete Investitor Canadez se idet e tyre kanë nevojë për mbështetje financiare. Kështu:

  • Startimi i programit për viza do të bëjë të mundur që sipërmarrësit emigrant të lançojnë kompani innovative që do të krijojnë vende pune në Kanada,dhe në këtë mënyrë ,të konkurojnë globalisht.
  • Programi do të sigurojë sipermarrësit me asistenc të vlefshme në lundrimin në mjediset e biznesit Kanadez i cili ndonjëherë paraqet një sfidë për të sapo ardhurit.
  • Programi do të sigurojë firmave të sektorit privat akses në një varg të gjerë sipërmarsish duke përfshirë ata me mendjet më të ndritura nga e gjithë bota.

Programi i startimit te vizave është një program pilot që do të vazhdojë për 5 vite.Pritet që nga fokusi i treguar i programit,fillimisht,numri i aplikimeve të jetë i kufizuar. Megjithatë, fokusi i programit do të jetë në cilësin e aplikantëve dhe në vendosjen e vazhdimsis të suksesit ,i cili e ben impenjative për kandidatët të sigurojnë asistencë profesionale të kualifikuar në mënyrë që të kualifikohen dhe të marrin një angazhim të shpejtë nga fondi Kanadez ose grupi i investitorëve

 

Share

Comments are closed.