Lajmërim : Programi I korrigjuar për punëtorët e Sistemit Federal!

Lajmërim : Programi I korrigjuar për punëtorët e Sistemit Federal!

Në 17 Gusht 2012 Emigracioni dhe Qytetaria Kanadeze (CIC, Citizenship and Immigration Canada) shpalosën ndryshimet në rregullore që priten të implementohen në Janar 2013, kur moratorium që mbylli Programin e Punëtorëve të Kualifikuar do të mbaroj. Ndryshimet e propozuara janë bërë pjesë e publikimeve zyrtare të Qeverisë Kanadeze (Canada Gazette);ato janë rreth 50 faqe dhe bazohen në principet e mëposhtëme:
1. Të bëjmë gjuhën faktorim më të rëndësishëm të selektimit duke caktuar minimumin e ri zyrtar të gjuhës dhe duke rritur pikët që ka gjuha në vlerësim. Ndryshe nga sistemi aktual, ç’do aplikant duhet të kaloj testin e gjuhës dhe të tregoj në ç’do zotësi (dëgjim, lexim, shkrim dhe në të folur) një minimum prej 7 pikësh sipas vlerësimit gjuhësor Kanadez (CLB, Canadian Language Benchmarks); për të dhënë një shembull, për ata qe japin IELTS, ky nivel do të thotë niveli 6 në provimin e IELTS për ç’do zotësi. Kjo kërkesë e re do të jetë më e vështira për tu arritur, sidomos për ata njerëz që përdorin alfabet tjetër se ai Latin. Sidoqoftë lajmi i mirë është se njerëzit që do të arijnë ta marrin testin do të marrin 24 pikë për “Zotësi të Lartë” në vend të 16 pikëve që marrin në sistemin aktual.
2. Të përkrahen emigrantët e rinj, që kanë më shumë mundësi për të marrë përvojën e vyer Kanadeze dhe për të qëndruar më gjatë në punë. Ndërkohë që sistemi aktual i jep 10 pikë aplikantëve të moshës 21-49 vjeç, mbas ndryshimeve sistemi i ri aplikantët ndërmjet 18 dhe 35 vjeç do të vlerësohen me 12 pikë, dhe për ç’do vit që rritet nga mosha e aplikantit piket do të zbriten me nga 1 pikë për ç‘do vit.
3. Do të rriten pikët për ata që kanë përvojë pune në Kanada dhe do të zbriten pikë për ata që kanë përvojë pune në vende të tjera. Deri tani një aplikant merr 15 pikë për një vit përvojë pune (që është një kërkesë e detyrushme) deri në një maksimum prej 21 pikësh për 4 vite përvojë pune, pavarësisht se ku është marrë kjo përvojë; sistemi i ri do të japi 15 pikë për të paktën gjashtë vite (jo katër) përvojë pune në vende të huaja, jo Kanada, (dhe vetëm 9 pikë për një vit përvojë pune), por një aplikant që ka punuar ne Kanada (për të paktën një vit) do të marrë 10 pikë plus.
4. Thjeshtimi i proçesit të gjetjes së punës për të parandaluar mashtrimet dhe abuzimet për një pozicion pune të shpejt. Nëpërmjet rregullave të reja, garancit e punës do të riorganizohen dhe do të vlerësohen me një total prej 15 pikësh, nëse aplikanti ka arritur te marrë një garanci pune sipas Rregullave të Tregut të Punës.
5. Pikë shtesë për aftësit gjuhësore dhe përvojës Kanadeze të bashkëshortit ose bashkëshortes. Kur bëhet fjalë për çifte , kur bashkëshorti ose bashkëshortja mund të kalojnë një test dhe të marrin një minimum prej 4 pikësh sipas vlerësimit gjuhësor Kanadez (CLB) aplikanti kryesor do të marri 5 pikë plus. Në anën tjetër, rregullat e reja nuk do të japin pikë shtes për edukimin e bashkshortit-es te aplikantit kryesor. Gjithashtu bashkëshort-ja qe ka punuar në Kanada për të paktën një vit do ti shtoj 5 pikë shtese aplikantit kryesor.
6. Më në fund, rregullimet e bëra do të implementojnë një Vlerësim të Detyrueshëm (ECA) – një kërkesë për aplikantët që kanë edukimet e tyre (jo Kanadeze) në kundështim me standartet Kanadeze të përcaktuara nga organizatat përkatëse. CIC do të vlerësoj me pikë kredencialet e aplikantëve me edukim jo Kanadez duke i krahasuar këto edukime me ato Kanadeze.Ju lutemi të vini re se ne do të zgjedhim autoritetin dhe proçesin më të mirë vlerësues për klientët tanë dhe për aplikimet e tyre si pjesë e paketes sonë të shërbimeve.

Teksti i plote i ndryshimeve te bëra është tani online në Canada Gazette. Ata përfshinë dhe përmirësime në pjesën e përvojës (Canadian Experience Class) dhe krijimin e një Programi Të kualifikuar Tregtar Federal (Federal Skilled Trades Program). Do të gjeni detaje mbi këto programe shumë shpejt në faqen tonë të internetit. Ndërkohë ,mos hezitoni të na shkruani nëse keni ndonjë pyetje mbi rregullat e reja. Publikimi i tyre final është caktuar në fund të 2012 dhe lista e re e pikëve sipas FSWP do të ketë efekt në Janar 2013. Ndërkohë tani ka një pushim për aplikimet e reja (duke përjashtuar ata aplikantë që kanë një garanci pune), CIC pritet të fillojë me aplikimet e reja në fillim të vitit që vjen.

Share

Comments are closed.