VJESHTË 2016: NDRYSHIME TË RËNËDISHME QË FUTEN NË FUQI NË PROGRAMIN EXPRESS ENTRY

VJESHTË 2016: NDRYSHIME TË RËNËDISHME QË FUTEN NË FUQI NË PROGRAMIN EXPRESS ENTRY

Përpara 19 Nëntorit 2016

Ofertat e Punës
Sistemi kasifikimit të Express Entry (CRS) jep 600 pikë nëse ke një punë të përhershme dhe është e suportuar nga Vlerësuesi i Ndikimit në Tregun e Punës (LMIA).

Edukimi
Sistemi Express Entry i jep pikë vetëm edukimit të përgjithshem për sa kohë ai vlerësohet si ekuivalent në standartin Kanadez.
Asnjë benefit shtesë nuk përfitohet nga studentët ndërkombëtarë qe kanë marrë një shkollim në Kanada.

Aplikimi
Pasi keni marrë një ftesë për të aplikuar, kandidatët kanë kohe 60 ditë për të sjellë gjithë dokumentat e kërkuara për rezidencë të përhershme. Kjo nënkupton të gjitha dokumentat si dëshmi penaliteti dhe ekzaminimet mjekësore.

Pas 19 Nëntorit 2016

Ofertat e Punës
Në 19 Nëntor 2016 pikët e dhëna nga (CRS) do të ndryshojnë në tre mënyra:

Pikët do jepen për ofertat e punës për kandidatët e duhur këtu në LMIA duke përjashuar lejet e punës.
Shumë njerëz në Kanada përkohësisht me një leje pune LIMIA përjashtuar punonjësit specifik, që duan të qendrojnë në Kanada përgjithmonë, nuk do të kenë më nevojë për një ofertë pune nga LMIA për të marë pikët nga CRS.Kjo përfshinë kandidatët të cilët përfshihen në Marrveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut, një marrveshje provincë-federale, Mobilité Francophone (Levizshmeria Frankofone), ose që janë të transferuar brenda kompanisë.kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere, si të paktën një vit përvojë pune nga i njëjti punëdhënës që po i jep ofertën e punës.

Ofertat e punës do të jenë minimumi një vjeçare në momentin që merret rezidenca e përhershme.
Duke ndryshuar kerkesën për ofertën e punës nga permanente në një vjeçare nënkupton se kandidatët me aftësi më të larta që
punojnë në industritë ne bazë të kontratave do të kenë më shumë mundësi për të marrë një ftesë për të aplikuar për rezidencë të përherëshme.

Pikët e dhëna për ofertat e punës do të ulen.
Një total prej 50 pikësh do ti jepen kandidatëve që kanë një ofertë pune të vlefshme në Klasifikimin Kombëtar të Punëve (NOC) 0, A ose B (llojet e punëve sipas NOC), ndërkohë që nje total prej 200 pikësh do tu jepet atyre që kanë një ofertë pune të vlefshme 00 ne NOC.
Pikët e marra nga oferta e punës, shpesh e bëjnë të vështirë për kandidatët e kualifikuar pa ofertë pune të marrin një ftesë për të aplikuar.Ky ndryshim nënkupton që tani Kanadaja do të mirëpresi kandidatë me kualifikim më të lartë që do të ndikojnë në rritjen e saj ekonomike të mëtejshme.
Ndryshimi i pikëve për ofertat e punës do të njohë më mirë tani përvojën dhe aftësitë e nevojshme për punën, bashkë me vlerat që sjell në ekonomi.

Edukimi
Në 16 Nëntor 2016, pikët do të jepen nga CRS për shkollimin e bërë në Kanada sipas modelit të mëposhtëm:

Pikët do të jepen për studimin në Kanada nga Gjimnazi e sipër.
CRS-ja do të japi 15 pikë për diplomë ose çertifikatë një ose dy vjeçare dhe 30 pikë për një nivel (ose një degë universiteti e përfunduar), diplomë ose çerticikatë e tre ose më shumë viteve duke përfshirë një Master professional ose degë doktorature.
Me këto ndryshime, më shumë studentë ndërkombëtarë do të kenë mundësinë ta ndryshojnë rezidencën në të përhershme duke përdorur sistemin Express Entry .Studentët ndërkombëtarë janë një burim kandidatësh në Express Entry për shkak të moshës së tyre, shkollimit, aftësive dhe përvojës. Në varësi të kohës të cilën e kanë shpenzuar tashmë në Kanada, integrimi i tyre përfundimisht në shoqërin Kanadeze do të jetë më i lehtë sepse ata i kanë vedosur rrjetet sociale dhe janë familjarizuar me jetën në Kanada.

Aplikimet
Në 16 Nëntor 2016 aplikimet do të trajtohen si më poshtë:
Kandidatët do të kenë 90 ditë për të plotësuar aplikimin për rezidencë të përhershme nëse marrin një ftesë për të aplikuar. Kjo do ti japi kandidatëve më shumë kohë për të mbledhur dokumentat e nevojshme për të plotësuar aplikimin.

Duhet sheksuar se rregullat nuk heqin 600 pikët që kandidatët marrin nëse ai/ajo është e paisur me një çertifikatë nominimi nga një provincë Kanadeze ( me përjashtim të Kebekut). Vihet në dukje dhe se IRCC nuk ka përfshirë në këto rregulla të reja asnjë pikë për kandidatët që kanë të afërm në Kanada, siç u lajmërua kur Liberalët erdhën në pushtet në zgjedhjet e fundit.

Share