LAJMET E FUNDIT

Efektivisht ne 1 Korrik 2012 Emigrimi dhe Qytetaria Kanadeze (CIC) do te ndaloje perkohesisht aplikimet per Programin Federal për Punonjës te Kualifikuar (FSWP). Si rezultat asnje aplikant ne këtë kategori nuk do te pranohet—as dorëzimet nuk do te pranohen—deri ne 1 Janar 2013. Ata qindar aplikante qe mezi po prisnin listën e re te vendeve te punës ne mënyre qe te nisnin aplikimet e tyre do te zhgënjehen kur te marrin vesh këtë lajm,I cili u lajmërua ne 28 Qershor 2012 nga Z.Jason Kenney, Ministri I Qytetarisë , Emigracionit dhe Multikulturalizmit. Kufizimi I fundit (qe nuk prek ata qe kane arritur ta përfitojnë nje vend pune) do te ngushtoje rrethin e njerëzve qe vazhdojnë te kenë dëshire për te emigruar ne Kanada pa pasur ne Kanada nje person I cili mund ti siguroje atyre nje vend pune te aprovuar nga nivelet e ndryshme te qeverise. Megjithatë ,emigrantet mund te vazhdojnë te postojnë aplikimet e tyre për ne Kebek (Quebec), ne kundërshtim me përshtypjen e përgjithshme qe duhet te kesh nje njohuri te mire te frëngjishtes për te aplikuar ne këtë sistem. Tani,shume kandidate (duke përjashtuar ata me diploma ne disa fusha te veçanta) mund te plotësojnë kushtet për te emigruar ne Kanada edhe pa ditur te flasin Frëngjisht. Na shkruani për me shume detaje.

Share