|
SI MUND T’JU
NDIHMOJME
-
VLERESIM FALAS i mundesive tuaja per te marre nje Vize Kanadeze te
Perhershme apo te Perkohshme, bazuar ne gjithe programet kanadeze te
emigrimit dhe mbi gjithe standartet dhe rregullat e kesaj fushe.
Kemi mesuar nga eksperienca qe shumica
e njerezve marrin apo i bejne shanseve te tyre per emigracion ne Kanada
vleresime personale jo korrekte. Ndonjehere ata mund te kene sukses sepse
gabimet e tyre nuk ishin aq te medha sa ti ulnin shume piket e emigrimit.
Shume te tjere, sidomos punonjesit e kualifikuar presin prej vitesh per te
mesuar qe aplikimi i tyre eshte refuzuar. Problemi eshte se kur merresh me
ceshtje te emigracionit pa pasur eksperiencen e duhur eshte shume e lehte te
gabosh kategorite e emigracionit apo instruksionet e ndryshme. Kjo ndodh se
legjislacioni kanadez i emigracionit ka mijera faqe me ligje, akte
nenligjore, rregullore apo manual te cilat ndryshojne shpesh, pa peshire
ketu qindra urdhera gjyqesor qe jane shume konfuz per tu kuptuar. Per
shembull vitin e fundit ka pasur ndryshime te rendesishme per Banoret e
Perkohshem: studentet apo punetoret e huaj. Informacioni qe ju mund te
merrni ne Internet jep nje pamje te pergjithshme, kurse informacioni zbatues
i jepet nga Ministria Kanadeze e Emigracionit oficereve te emigracionit
vetem nepermjet kanaleve zyrtare. Ne ju keshillojme te merrni ndihme te
kualifikuar qe te mos rrezikoni suksesin e aplikimt tuajper emigracion ne
Kanada.
-
PER TE RRITUR
MUNDESINE TUAJ TE FITIMIT ne i japim cdo aplikanti dhe cdo rasti nje
vleresim te kujdesshem dhe teper professional. Ne kemi zhvilluar nje
strategji te forte per te evituar gjithe rreziqet e mundshme, te cilen e
perfshijme ne letren tone qe i bashkengjitet aplikimit tuaj zyrtar.
Kriteret
e reja te perfshira ne Rregullat per Mbrojtjen e Emigranteve dhe Refugjateve
kane rritur shume nevojen per pergatitjen e nje dosje emigracioni perfekte –
qofte per emigracion te perhershem apo te perkohshem – duke beret e
nevojshme asistencen profesionale deri ne marrjen e vizes.
Cilat jane ceshtjet qe kane bere kete shume te nevojshme?
Se pari, Formularet e Emigrimit ne
Kanada qe jane pjese e aplikimt tuaj jane bere shume te detajuar, duke
kerkuar ndonjehere informacion shume sensitive. Menyra si jane plotesuar
formularet mund te sjell vonesa shume te gjata apo refuzime te papritura te
aplikimit tuaj, dhe aplikantet mund te mos e dine qe kane bere nje gabim
serioz. Ju lutem mbani shenim gjithashtu se qe nga 1 Shtator 2006 nje
“formalura per aplikim te thjeshtuar” duhet plotesuar dhe dorezuar bashke me
pagesat per cdo aplikant, pervec atyre qe aplikojne ne Buffalo, New York,
ose qe kane pune te siguruar ne Kanada si pjese e ndonje programi te vecante
te Provincave te Kanadase.
Se dyti, Rregullat e reja detyrojne
aplikantin te plotesoje nje dokumentacion te detajuar bashkengjitur
formulareve perkates, pasi zyra e vizave i lajmeron ata qe dosja eshte gati
per procesin e perzgjedhjes. Mes ketyre dy momenteve, qe mund te ndahen nga
2 vjet, nota kaluese mund te rriten dhe kriteri perzgjedhjes mund te
ndryshoje me efekte retrospective.
Ne kete rast kuptohet qarte qe ndihma e
vazhdueshme profesionale mund te jete vendimtare per te evituar refuzimin e
aplikantit nga ndryshime te papritura.
-
Nese realizohet nje APLIKIM I PERGATITUR MIRE NGA NE, rriten shanset
tuaja te fitoni pa bere fare intervisten me konsullin kanadez.
Perseri nga eksperienca jone 17 vjecare,
shume nga ata qe bene aplikime per emigracion pa ndihmen e konsulenteve te
kualifikuar te emigracionit kane mundesi te larte per tu refuzuar per shkak
te ndryshimeve qe permendem me siper, pa arritur fare te bejne intervisten e
emigrimit.
-
Ne mbajme kontakte te vazhdueshme me autoritetet kanadeze te
emigrimit gjate gjithe procesit tuaj te aplikimit dhe ju KESHILLOJME per cdo
hap qe duhet te beni.
-
Perpara se te beni intervisten, EKSPERTET TANE DO T’JU MESOJME me
hollesi si te plotesoni kerkesat e emigrimit.
Eshte shume e rendesishme per ju te
kuptoni se oficeret kanadez te emigracionit, kur bejne vleresimin tuaj, e
kane per detyre te trajtojne me drejtesi dhe paanshmeri cdo kandidat. Por
meqe numri i aplikanteve cdo vit eshte me i madh se numri qe pranon Qeveria
e Kanadase, atehere oficeret e emigracionit duhet te perzgjedhin me te miret.
Prandaj eshte roli jone si keshilltari juaj per emigracionin qe te
mbrojme dhe promovojme interesin tuaj.
Nese dalin
veshtiresi, eksperti jone i certifikuar mund te marre informacion te plote
dhe te veproj menjehere ne ndihmen tuaj, duke perfshire dhe Gjyqin Federal
Kanadez.
Shenim:
Njerezit qe duan te aplikojne per Programin e Emigracionit te Quebec duhet
te jene te ndergjegjshem se ndryshimet e kritereve te bera efektive qe nga
16 Tetor 2006, mund te lejojne ndryshime te “Listes se zonave te
specializimit” dhe ndryshimet mund te zbatohen ne retrospektive. Nese
kandidatet nuk kane akses tek ky informacion, ne ju keshillojme me force
qe te merrni ndihme ligjore profesionale per te evituar refuzimin tuaj per
arsye qe nuk i keni ditur ne kohen qe aplikuat.
Per
me shume informacion per Programet e Quebec shikoni faqen NEWS |